Rrëzohet nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda në gjendje të rëndë

Aktualitet

640-0-1719986533xambulance-306_sd.webp
Një 55-vjeçar ka mbetur i dëmtuar në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga një skelë teksa kryente punime në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha”.

 I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha”, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, dyshohet se është rrëzuar nga skela, teksa kryente punime në fasadën e një banese.

55-vjeçari është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Pronari i banesës, shtetasi K. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për sqarimin e rrethanave të rastit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT