Kryeministri Edi Rama ka folur për ecurinë e Shqipërisë në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rama tha se Europa duhet të jetë më e madhe dhe më e plotë, teksa shtoi se mirëpret këdo, edhe presidentin e SHBA Doald Trump.
“Ne jemi në kontakt me Marta Kos, vazhdojmë të punojmë. Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve. Ajo nuk mund të vendosë një datë. Ta bësh këtë i bie të humbasësh bastin. Ideja është të ecësh ccdo ditë dhe gjërat mund të dalin më mirë.
Kanadaja le të jetë edhe Australia po të dojë. Europa duhet të jetë më e madhe. Kushdo që do mirëse të vijë. Mirëpres të gjithë të bëhen pjesë e BE. Edhe Trump po të dojë të bëhet pjesë e Europës”, tha Rama.
Lini një Përgjigje