Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Katastrofë ekologjike në Lushnjë, Bashkia than rezervuarin për të betonuar portat, por çon drejt ngordhjes mijëra tonë peshk (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Katastrofë ekologjike në Lushnjë, Bashkia than rezervuarin
Katastrofë ekologjike në Lushnjë, Bashkia than rezervuarin

Banorët e Karashajt (Kasharit) në Lushnjë janë zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me një situatë të paparë, kur tonelata peshk i freskët kanë dalë në sipërfaqe, për shkak se bashkia ka vendosur të thajë rezervuarin.

Siç shihet dhe nga pamjet që tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit, mijëra tonë peshk kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë ngordhur, ndërsa banorët janë futur mes baltës për të kapur çfarë ishte ende gjallë.

E gjitha çfarë ka ndodhur, është një katastrofë ekologjike sepse peshqit dhe gjithë gjallesat e tjera në këtë rezervuar me sipërfaqe 100 hektarë, kanë ngordhur.

Bashkia e Lushnjës ka vendosur të rikonstruktojë portat dalëse të rezervuarit të Karashajt (Kasharit) ndaj ka zbrazur ujin për të nisur punën. Ai shërben për vaditjen e tokave të Lushnjës dhe furnizohet me ujë nga kodrat e disa fshatrave.

Sipas bashkisë, do të betonohen pjesët kryesore te rezervuarit ndaj disa muaj më parë ishte lajmëruar pronari që menaxhonte rezervatin e peshkut, ta largonte prej aty, por kjo nuk ka ndodhur.

“Çfarë mase? Nuk e di çfarë mase. Ato më thanë: “Merr masa, se do të thajmë rezervuarin.” Ku ta çoj? Ju e shikoni sa peshq janë. Janë me mijëra. Mirë, po ku dal? E di unë? S’e kam hedhur aty”, është shprehur Ylli Kashari, menaxher i peshkut në rezervuarin e Kasharit, Lushnjë.

Rezervuari i Kasharit eshte rreth 100 ha dhe eshte ndërtuar në 1984- 1985  për furnizimin me ujë te Lushnjës dhe për vaditjen e tokave bujqësore.

Katastrofë ekologjike në Lushnjë, Bashkia than rezervuarin
Rezervuari i Karashajt (Kasharit) në Lushnjë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese