Kryeministri Edi Rama ka folur për potencialin turistik të Shqipërisë, investimet dhe objektivat për të ardhmen, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026. Duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion që tashmë po tërheq turistë nga vende të ndryshme të botës, Rama tha se synimi është zgjerimi i mëtejshëm i tregut turistik ndërkombëtar. Ai veçoi pasuritë natyrore, sigurinë, mikpritjen dhe larminë që ofron vendi, ndërsa solli në vëmendje rritjen e numrit të turistëve, nga rreth 2 milionë në fillim të këtij transformimi, në 12 milionë të huaj vitin e kaluar.