Detajet e kontratës së Zidane me Francën dalin në dritë shifra e pagës dhe kushti që befasoi publikun

 

Mediat franceze kanë publikuar të dhënat e para mbi pagën që Zinedine Zidane merr që nga momenti kur mori drejtimin e Kombëtares së Francës. Në kontratën e tij, bie në sy një element i pazakontë, i cili ka të bëjë me mënyrën sesi llogariten të ardhurat si dhe shpërblimet që lidhen me kompeticionet e mëdha.

Të lidhura

None found

Sipas Foot Mercato, e cila i referohet të përditshmes L’Equipe, Zidane fiton 300 mijë euro në muaj para taksave, një shifër kjo gati identike me atë që merrte Didier Deschamps, edhe pse më herët ishin qarkulluar shuma më të larta për trajnerin.

Elementi që e veçon marrëveshjen e Zidane ka të bëjë me faktin se ai ka hequr dorë nga bonuset e të drejtave të imazhit, të cilat paraardhësi i tij i arkëtonte pas çdo ndeshjeje të ekipit kombëtar. Ky vendim i lejon atij të mos përballet me disa kufizime që vijnë nga sponsorët zyrtarë të Federatës Franceze të Futbollit, megjithëse Zidane vazhdon të ketë kontrata personale me disa marka, përfshirë Adidas.

Nga ana tjetër, Federata Franceze ka vendosur në kontratën e tij një sistem bonusesh më të mëdha në rast të pjesëmarrjes në turne nive të larta, veçanërisht në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian. Kjo do të thot se potenciali kryesor i rritjes së të ardhurave të Zidane është i lidhur ngushtë me suksesin që Franca arrin në këto kompeticione.

Në përgjithësi, kontrata e Zidane mbështetet në një pagë fikse mujore, ndërsa fitimet e tij mund të rriten në mënyrë të konsiderueshm nëse Kombëtarja franceze arrin rezultate të mira në skenat më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.

 


Shtuar më 29.09.2026 14:42

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet