E rëndë në Vlorë, 43-vjeçari grabit dhe abuzon me 70-vjeçaren! Shpallet në kërkim

29 Shtator 2026 | 14:41

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, të shtunën, ku njjë 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni këtë të martë ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi mësohet se është dorëzuar...
14:32 | 29/09/2026

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, reagon policia: U qëllua në ajër për të larguar rrezikun nga kafshët

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë...
14:24 | 29/09/2026

PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura...
14:19 | 29/09/2026