web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i SHISH/ Vlora Hyseni ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

29 Shtator 2026, 14:32, Aktualitet CNA

Skandali i SHISH/ Vlora Hyseni ankimon masën e sigurisë në Apelin

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, dhe ka bërë ankimim në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Sipas raportimeve, çështja është regjistruar në Apel dhe pritet hedhja e shortit për caktimin e trupës gjykuese.

Më 22 shtator, GJKKO me kërkesë të SPAK-ut firmosi masën e sigurisë arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin. Ish-drejtoresha e SHISH akuzohet për kryerjen e veprave penale "përkrahje të autorit të krimit" dhe "nxjerrjen e të dhënave sekrete".

Disa ditë më parë, CNA ka zbardhur komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Agasit ku tregohet qartë lidhja mes tyre, informacionet që i delegoheshin. Pas caktimit të masës së sigurisë, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit./ CNA





Lajmet e fundit nga