U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.
E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.
Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.
Top Channel