Plag'oset 14-vjeçari në Cërrik, përplaset nga një motoçikletë
Lajmifundit
/
29 September 2026, 14:38
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Shalës, në Njësinë Administrative Shalës, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, duke marrë plagë të rënda.
Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.
I mituri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.


