Jozefin Marku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Këngëtari shfaqet i lumtur dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh motivim dhe dëshirë për të vijuar përpara. Në fund e mbyll me një përshëndetje zemre për fansat e vet.
“Ka një diell që më shoqëron kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua!”, shkruan ai.
Kujtojmë që këngëtari u arrestua nga uniformat blu pasi u përplas me Eduart Kuçin. Gjykata e Shkallës së Parë e la në “arrest shtëpie”, ndërsa sot Apeli ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Pas pjesëmarrjes në një reality shoë, Marku u bë një nga të preferuarit e publikut, falë dhe talentit për këngë veçanërisht të rrymës popullore.
