Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sqarojnë se gjatë operacionit antidrogë në malet e Krujës, për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, nuk ka pasur sulm me armë ndaj efektivëve.
Të shtënat e raportuara, nuk kanë qenë sulm kundër Policisë së Shtetit, por një nga efektivët e njërit prej grupeve të kontrollit, ka qëlluar në ajër për të larguar rrezikun nga kafshët e egra.
Shërbimet e Policisë janë ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme dhe kur kanë dëgjuar të shtënat, në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.
Sipas njoftimit, rezulton se rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një prej grupeve të kontrollit, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
"Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.
Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.
Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.
Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis."
