
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Një 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. 70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.
Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares, shkruan A2 CNN. Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.
43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Për rastin në fjalë Policia E Vlorës nuk ka dal ende në një komunikatë për media por pritet sipas burimeve policore të ketë komunikatë brenda ditës së sotme Ndërkohë që ngjarja deri tani konfirmohet nga burimet policore. (A2 Televizion)