Ilustrim
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Shalës të Cërrikut, ku një motor ka përplasur një nxënëse, e cila thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht raportohet se drejtuesi i motorit po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Ndërsa bëhet me dije se 14-vjeçarja ka marrë plagë të rëndë në trup dhe është nisur me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm në spital.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet që të dalin me një reagim zyrtar.
Sondazh
Poll
