Sipas Ylli Domit, nga zjarri janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj, rreth 25-vjeçarë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për familjen. Flakët kanë prekur edhe varrezat e fshatit Bodinot, ndërsa banorët kanë ndjekur situatën me shqetësim.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që autoritetet të hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një zjarr aksidental apo nëse ka pasur shkaqe të tjera. Familja Domi ka bërë publike pamjet e zjarrit dhe dëmeve të shkaktuara në ullishten e tyre.
@joq Një zjarr ka rënë rreth orës 13:00 të ditës së sotme në fshatin Bodinot të Maminasit, Durrës, duke përfshirë ullishten në pronësi të vëllezërve Ylli dhe Rozan Domi. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e tyre, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe zonën e varrezave të fshatit. Sipas Ylli Domit, nga zjarri janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj, rreth 25-vjeçarë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për familjen. Flakët kanë prekur edhe varrezat e fshatit Bodinot, ndërsa banorët kanë ndjekur situatën me shqetësim. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që autoritetet të hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një zjarr aksidental apo nëse ka pasur shkaqe të tjera. Familja Domi ka bërë publike pamjet e zjarrit dhe dëmeve të shkaktuara në ullishten e tyre.
♬ original sound – JOQ Albania