web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Vlorë/ 43-vjeçari dhunon të moshuarën, abuzon seksualisht me të

29 Shtator 2026, 14:52, Kronika CNA

E rëndë në Vlorë/ 43-vjeçari dhunon të

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Akërni të Vlorës. Sipas raportimeve, një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj nga një 43-vjeçar.

Raportohet po ashtu se ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, ku 43-vjeçari, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

Pasi e moshuara ka humbur ndjenjat, shtetasi me inicialet F.Y., ka hyrë në banesën e saj dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetër që ndodheshin aty.

Ka dyshime po ashtu se 43-vjeçari para se të largohej nga banesa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

43-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. /CNA





Lajmet e fundit nga