Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar në “Minuta e Parë”, foli mbi skandalin e SHISH dhe ish-drejtueses Vlora Hyseni.
Tabaku theksoi se skandali me SHISH ka tronditur themelet e shtetit shqiptar, ndërsa me ekspozimin e të dhënave është vendosur në rrezik edhe NATO.
Demokratja shtoi se tashmë me shtimin e akuzave për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, SPAK duhet të sjellë në parlament kërkesën e dytë për arrestimin e saj.
“Ekspozimi para publikut dhe vendosja e të dhënave grupeve kriminale. E ka tronditur themelet e shtetit shqiptar. Sot është vendosur në rrezik NATO. Është vendosur një pikëpyetje mbi NATO. Mbeta pa fjalë që e paska fajin SPAK dhe janë çuditur partnerët që paska hetuar SPAK grupin kriminal?! Është vendosur SHISH në shërbim të grupeve kriminale. Si mundet një politikan të mos ketë minimumin e përgjegjshmërisë. Po flasim për një shtet që ka rënë në të gjitha kollonat. Ka një sulm verbal ndaj SPAK.
Provat janë të tilla që bëjnë fjalë për një bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal. Kemi rritje të akuzës. Standardi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Duhet ta marrim seriozisht atë që ka ndodhur me SHISH. Ndjej keqardhje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku ishin mbledhur ata që e shkaktuan skandalin dhe nuk kishte një përfaqësues të opozitës.
Duhet të kishte arritur një kërkesë e dytë. U shtuan akuzat. Nuk dua të filloj me konspiracionet që i dha sinjal SPAK. SPAK duhet të kishte sjellë kërkesën për Belinda Ballukun. Unë kam frikë nga ligji, ky parim duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Parlamenti po bëhet mburojë politike për Belinda Ballukun dhe për këdo tjetër. Kjo mburojë politike ka qenë pengesë për integrimin.”– tha Tabaku.













