Jorida Tabaku: Çështja e SHISH cenoi sigurinë kombëtare, kam dorëzuar 15 dosje në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka vepruar lidhur me zhvillimet në SHISH dhe vendimet e ekzekutivit. Gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” të News24, me moderatore Ola Bruko, ajo deklaroi se opozita i kishte paralajmëruar më herët problemet në institucionet e sigurisë.

Sipas Tabakut, situata nuk kufizohet vetëm te një çështje institucionale, por prek sigurinë kombëtare dhe raportet e Shqipërisë me NATO-n. Ajo bëri të ditur gjithashtu se ka depozituar 15 dosje në SPAK.

Të lidhura

None found

Tabaku: Zv.kryeministrja është përfshirë në skandalin më të madh, i cili po mbrohet politikisht. Ajo që ndodhi në SHISH ishte paralajmëruar më herët përmes denoncimeve të opozitës, të bëra publike në media dhe në forma të tjera. E dimë çfarë ka ndodhur me inceneratorët. NATO është vënë në rrezik, shteti ka rënë dhe siguria kombëtare është cenuar. Janë shfaqur disa skandale, përfshirë atë të SHISH dhe çështjen e zv.kryeministres. Ajo që ka ndodhur në SHISH duhet trajtuar me seriozitet.

Ajo e cilësoi situatën si pasojë të veprimtarisë së një grupi kriminal që, sipas saj, ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë. Tabaku paralajmëroi se kjo përbën rrezik për klimën e së ardhmes së vendit dhe përsëriti se ka dërguar 15 dosje në SPAK.


Shtuar më 29.09.2026 15:01

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet