Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të dije se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës janë marrë në pyetje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Simiç, iu janë komunikuar katër vepra penale: bashkimi me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues të Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar, rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.