E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Durrësi me turistë edhe në vjeshtë, të huajt interesohen për historinë dhe trashëgiminë e qytetit bregdetar

Rreth 20 grupe turistësh nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në durrës, duke zgjedhur të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit.

Vizita e tyre është përqendruar në disa prej monumenteve dhe atraksioneve më të rëndësishme të Durrësit, ndërsa guidat turistike vijojnë të shoqërojnë grupet edhe jashtë muajve të pikut të sezonit.

Reklamë

Amfiteatri Antik mbetet një prej ndalesave kryesore të itinerarit.

“Turizmi në Durrës është në zhvillim dhe është bërë një punë e mirë. Sigurisht që ka ende nevojë për më shumë përmirësime, veçanërisht në drejtim të gastronomisë dhe shërbimeve që u ofrohen turistëve”, tha Endri Nderjaku, guidë turistike.

Për turistët e huaj, Durrësi nuk është vetëm një destinacion veror.

“Është hera jonë e parë në Durrës. Na pëlqen shumë këtu. Koha është shumë e mirë, njerëzit janë mikpritës dhe po shijojmë gjithçka”, tha ai.

Me trashëgiminë kulturore, monumentet historike, klimën dhe mikpritjen, Durrësi vijon të jetë një destinacion i preferuar për turistët e huaj edhe pas përfundimit të sezonit veror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.