MPB zbardh aksionin policor në Shkup: Tre të ndaluar, armë dhe flamur i ISIS-it të sekuestruara

Një operacion i përbashkët policor u zhvillua dje në Shkup nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Departamenti për Operacione Speciale të Policisë dhe SPB Shkup, nën drejtimin e prokurorit publik kompetent.

Të lidhura

None found

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ekipet kontrolluan gjashtë persona në 12 lokacione të ndryshme në territorin e Shkupit. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan pushkë automatike, një pushkë snajperi, pistoleta, municion, jelek taktik, pajisje radio-komunikuese, një numër i madh pajisjesh elektronike e telefonash celularë, si dhe para në denarë dhe valutë të huaj. Në mesin e sendeve të gjetura ishte edhe një flamur i organizatës terroriste ISIS.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 34-vjeçari K.I. që prej vitit 2023 ka qenë pjesë e një organizate kriminale me ideologji të lidhur me ISIS-in.

Autoritetet bëjnë të ditur se K.I. ka indoktrinuar të rinj, ka shpërndarë materiale propagandistike me përmbajtje ekstreme dhe radikale, si dhe ka siguruar dhe trajtuar armë zjarri.

B.A., 24 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, dyshohet se së bashku me K.I. kanë krijuar një grup që merrej me posedimin, ndërmjetësimin dhe shitblerjen e paligjshme të armëve të zjarrit dhe municionit.

Më 29 shtator, Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të tre personave në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

K.I. akuzohet për veprat penale “terrorizëm” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose eksplozivëve”. Ndërsa B.A. dhe E.S. akuzohen për një vepër që lidhet me prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar të armëve ose eksplozivëve.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu përdorim i paautorizuar i energjisë elektrike. MPB njofton se për këtë rast po ndërmerren masa dhe aktivitete të tjera.


Shtuar më 29.09.2026 15:12

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet