LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë. Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

• Kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar në Samitin e Euronews 2026, për të folur për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë në këtë sektor. • Ndërkohë që në Shqipëri po diskutohet roli dhe funksionimi i institucioneve të sigurisë, Rama thotë nga Brukseli se Shqipëria është nja nga vendet më të sigurta në Evropë. • Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë krejt të ndryshme nga e kaluara dhe se vendi tashmë mund t’i tregojë botës një tjetër fytyrë, përtej stereotipeve. • Rama veçoi gjithashtu edhe klimën, gastronominë dhe mikpritjen si elementë që, sipas tij, po ndikojnë në perceptimin e ri për vendin. • Rama foli edhe për projektin në zonën e Zvërnecit, duke thënë se Shqipëria po përpiqet të sjellë një prej investimeve më të mëdha në Evropë në sektorin e turizmit. • Ai theksoi se interesimi i investitorëve lidhet me hapjen e Shqipërisë dhe me mundësitë që ofron vendi për projekte të mëdha turistike. • Sa i përket Jared Kushner, Rama tha se dhëndri i Donald Trump së bashku me kompaninë nga Katari e pa tërheqëse të investonte në Shqipëri. • Ai u shpreh se dikutimet për projektet kanë nisur në kohën kur nuk ishte e qartë nëse Donald Trump do të fitonte sërish si president. • Rama nuk la pa përmendur as protestat kundër qeverisë, për të cilat tha se fakti që sot në Shqipëri zhvillohen protesta është tregues i ndryshimit të vendit krahasuar me të kaluarën. • Ai solli në vëmendje edhe përvojën e tij gjatë protestave të viteve të mëparshme kur nuk ishte në pushtet. • Ai pranoi gjithashtu se protestat e fundit e kanë nxitur qeverinë të reflektojë, pasi, sipas tij, në to morën pjesë edhe qytetarë që më parë konsideroheshin mbështetës të saj. 

7 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Mbështeti protestat kundër qeverisë, Rama i përgjigjet Dua Lipës: E dua shumë, por është këngëtare, jo Papa!

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, duke folur për tubimet kundër qeverisë dhe mbështetjen që ka shprehur këngëtarja Dua Lipa, tha se e sheh protestën si pjesë normale të një shoqërie demokratike. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026, Rama u shpreh se Dua e do protestën, ndërsa atij i pëlqen Dua. Lideri i qeverisë tha ndër të tjera se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe konservimit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!

Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa. 10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua. Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha se fakti që sot në Shqipëri zhvillohen protesta është tregues i ndryshimit të vendit krahasuar me të kaluarën. Ai solli në vëmendje edhe përvojën e tij gjatë protestave të viteve të mëparshme kur nuk ishte në pushtet. 

Rama tha se protestat e fundit e kanë nxitur qeverinë të reflektojë, pasi, sipas tij, në to morën pjesë edhe qytetarë që më parë konsideroheshin mbështetës të saj. Rama tha gjithashtu se 'Pasqyrë Albania' është si një mekanizëm për trajtimin e kërkesave të qytetarëve ndaj qeverisë. 

“Ajo është krenare për protestën unë jam krenar për të, është e thjeshtë. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose koncervimi. Unë them se të dy mund të bashkëbisedojnë dhe të funksionojnë krah për krah. Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua. Ajo është këngëtare. Jam krenar për vendin tim dhe atë cfarë kemi bërë. 10 vjet më pare askush nuk do më ftonte në euronews kishte edhe më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevardin ku dlain cdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetës së njerëzve që dolën me mua të protestojnë. Fakti që kemi protesta sot është shumë mirë.

Ne po bëhemi si të gjithë. Sigurisht që njerëzit protestojnë. Kur protestat ishin në fillim dhe u bënë masive, nuk u bënë masive se Shqipëria kishte problemin e flamingove. Pash atje njerëz që thuhej se ishin votuesit tanë, dolëm me një reflektim dhe kuptuam se kishte një sërë gjërash, dolëm me pasqyrën tonë inteligjente. Do të kalojmë te kjo pasqyrë dhe pasqyra do fillojë të shfaqë cdo të vërtetë për këtë projekt, pastaj njerëzit do kontrollojnë faktet. Kjo pasqyrë do shërbejë për kërkesat që qytetarët kanë për qeverinë do trajtohen si një DHL, dhe kjo pasqyrë do mbajë llogaridhënës të gjithë ata në qeveri që nuk i përgjigjen njerëzve”, u shpreh Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Kushner me kompaninë nga Katari e pa tërheqëse të investonte në Shqipëri"/ Rama: Diskutimet kanë nisur në kohën kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Duke folur për investimet në Sazan dhe Zvërnec, tha se Jared Kushner së bashku me kompaninë nga Katari e pa tërheqëse të investonte në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026, Rama theksoi se dikutimet për projektet kanë nisur në kohën kur nuk ishte e qartë nëse Donald Trump do të fitonte sërish si president. 

Duke iu referuar debateve për zhvillimin e zonës së lagunës, Rama kundërshtoi idenë se natyra duhet të lihet të “kujdeset për veten”. Kryeministri u shpreh gjithashtu se duhen përdorur ekspertiza profesionale, arkitektë dhe inxhinierë për të krijuar një destinacion ku natyra të jetë në qendër të zhvillimit.

“Askush nuk është dhëndri i Donald Trump dhe askush nuk rrezikon që të gjendet në prozhektorin e të gjithëve që mezi presin që të luftojnë qoftë n Europë, Amerikë në tokë apo në hënë. Së pari nuk është se e them unë, por e thoni ju në Euronews duke më ftuar mua. 10 vite më parë nuk do të ndodhte që kryeministri i Shqipërisë të vinte në samitin e turizmit. Arsyeja përse kanë ardhur nuk është politike, nuk lidhet me Trump. Dhëndri i Donald Trump së bashku me një kompani të madhe nga Katari e pa tërheqëse të investonte në Shqipëri. Biseda ka nisur në kohën kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në shtëpinë e Bardhë apo në burg. Por kjo dihet me Shqipërinë, sepse turizmi duhet të jetë rezultat i zhvillimit së bashku me natyrën. Dhe nuk duhet të ketë mbështetje të stereotipe por tek nevoja për gjenerim.

Për të gjithë ata që thonë as kjo Laguna, por askush nuk e di se sa e ndotur është kjo lagunë dhe se sa problemi kemi me të gjitha llojet e pemëve në atë zonë. Apo ideja  që natyra do të kujdeset për veten, është e vjetruar dhe e pabazë dhe këtë po përpiqemi të bëjmë me arkitektë të mëdhenj, me inxhinierë për të ardhur në diçka në një destinacion ku natyra do të jetë ajo që do të dalë në pah dhe shqiptarët do të marrin mbrapsht një ekonomi më të fortë. Me ekspertizën që kemi sot dhe sfidat që përballemi duhet të jemi krijues. Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo kjo do të vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës. Pra nëse kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull dhe ku gabim. Por nëse na thuhet kjo pjesë nuk duhet prekur nuk e prekim, por është shkenca që e vendos dhe jo rruga”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Duam të jemi një copëz e vogël që shkëlqen"/ Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria synon të krijojë kushtet për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë, duke theksuar se projektet mund të realizohen përmes kapitalit të huaj, sipërmarrjeve të përbashkëta, partneriteteve publike-private apo edhe kompanive shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026, Rama foli edhe për projektet në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke thënë se Shqipëria po përpiqet të sjellë një prej investimeve më të mëdha në Evropë në sektorin e turizmit. Sipas Ramës, interesimi i investitorëve lidhet me hapjen e Shqipërisë dhe me mundësitë që ofron vendi për projekte të mëdha turistike.

"Duhet të krijojmë kushte për truizmin luksoz. Mund të jetë 100% kapital i huaj, mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat-publik, mund të jenë kompani shqiptare që bëhen pjesë, Kemi dhe kompani shqiptare që janë në kushte për të bërë këtë hap, për të cilin për të flasim, ndoshta jo për një resort 4, 5, 6 miliardë, Miliardë është si ai për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele luksoze të nivelit të lartë. Duam të jemi një copëz, e vogël që shkëlqen në të gjithë mozaikun e Evropës, sepse herët a vonë, Evropa do jetë fshati i madh i turizmit për të gjithë botën. Sot ne jemi  në përpjekjeje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrij në më shumë se 6 miliardë. Pse po ndodh? Po ndodh, sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojmë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026. Rama tha se një turizëm i mbështetur kryesisht te turistët me të ardhura të ulëta ose të mesme mund të kufizojë përfitimet që vendi mund të marrë nga ky sektor.

Kryeministri përmendi edhe një projekt të madh që pritet të zhvillohet në Shqipëri, ku janë të përfshira disa marka ndërkombëtare, të cilat, sipas tij, janë gati të investojnë dhe kanë nënshkruar marrëveshjet përkatëse.

Rama tha ndër të tjera se Shqipëria është vendi me normën më të ulët të vjedhjeve në Europë, duke iu referuar edhe debatit mbi perceptimin e shqiptarëve në Britani. Sipas Ramës, ndryshimet e ndodhura ndër vite kanë ndikuar edhe në mënyrën se si Shqipëria perceptohet jashtë vendit.

“Një prej anëve jo të mira të kësaj është që duke pasur një turizëm që ndërtohet mbi turistin me të ardhura të ulëta apo të mesme rrezikojmë që të mos marrim mbrapsht atë që mundemi. Por po të investojmë në turizmin luksoz, ne ulim trysninë mbi vendin dhe marrim edhe mbrapsht. Kjo është arsyeja përse duam të investojmë në këtë pjesë. 10 vjet më parë ishte e pamundur, 5 yjet ishin thjesht të dizejnuara në zyra dhe u vendosnin kuturu. Ndërsa sot është krejt ndryshe. Në projektin e madh që presim ta çojmë përpara ka një sërë markash të mëdha që janë gati të vijnë dhe kanë nënshkruar. Shqipëria është vendi me normën më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe ja pse britanikët thonë për shkak të shqiptarëve që erdhën te ne, por historia është ndryshe. Dhe ajo që ka ndodhur ndër vite ka ndryshuar edhe në perceptim. Dhe sot nuk jemi gropa e zezë e Europës, por një perlë e vogël e Europës," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Shqipëria, 12 mln turistë të huaj"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Samitin për turizmin në Bruksel tha se në fokus të Shqipërisë është edhe turizmi luksoz. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se falë punës së përkushtuar ndër vite, imazhi i Shqipërisë ndryshoi dhe se sot nuk është më “gropa e zezë e Europës”, por perla e Europës.

Duke folur për infrastrukturën, Rama pranoi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën më të mirë në Europë, por vuri në dukje zhvillimin e sektorit të aviacionit. Ai tha se aeroporti i Tiranës ka lënë pas aeroportin e Beogradit për disa vite sa i përket numrit të pasagjerëve, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të rëndësishëm. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe protesuesit, ku me ironi tha se Shqipëria do të ketë edhe një aeroport për flamingot. 

“Kemi njerëz mikpritës, ushqim të shijshëm. Brenda një javë mund të përjetosh shumë gjëra dhe jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë dhe që duan të kthehen. Objektivi ynë është bota sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim numëronin 2 mln turistë, paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Por vitin e kaluar përfunduam me afro 12 mln të huaj, jo vetëm europianë, jo japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë. Por kemi një aeroport që i kemi lën pas fqinjët tanë për të 5 apo 6 vit. Flasim për aeroportin e Beogradit që ka qenë një aeroport i madh. Së shpejti do të hapim aeroport të ri në Vlorë. Por punojmë për aeroport të 3 në jug ë do jetë sezonal. Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha Rama. 

 

1 ORE ME PARE

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë(VIDEO)

Shefja e SHISH 'fik radarët' e shtetit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në Samitin e Euronews 2026, për të folur për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë në këtë sektor. Ndërkohë që në Shqipëri po diskutohet roli dhe funksionimi i institucioneve të sigurisë, Rama thotë nga Brukseli se Shqipëria është nja nga vendet më të sigurta në Evropë. 

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë krejt të ndryshme nga e kaluara dhe se vendi tashmë mund t’i tregojë botës një tjetër fytyrë, përtej stereotipeve. Rama veçoi gjithashtu edhe klimën, gastronominë dhe mikpritjen si elementë që, sipas tij, po ndikojnë në perceptimin e ri për vendin.

“Të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Jemi në një situatë kryekëput ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi me të vërtetë përtej stereotipeve, që na kanë përndjekur për një kohë të gjatë. Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është se në fund të fundit për të ndryshuar emrin, duhet të ndryshosh vetveten dhe këtë po bëjmë. Është një nga vendet më të sigurta në Evropës, është një vend, ku cilësia e diellit është më e mirë se e Brukselit. Kemi ushqim të shijshëm, kemi njerëz shumë mikpritës”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria nja nga vendet më të sigurta në Evropë

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...