Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.