A u përballën Rama dhe Berisha? Balla takon gjermanët, përgjigjet për Hysenin, Agasin dhe Ballukun

Nga Fjorela Beleshi
29 Shtator 2026, 15:24 | Politikë

A u përballën Rama dhe Berisha? Balla takon gjermanët,

Korrupsioni, si një ndër sfidat më të forta që ka Shqipëria në procesin e mbylljes së negociatave të anëtarësimit, ishte pjesë e diskutimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me një delegacion të Bundestagut gjerman.

Ndërkohë Balla mohoi që të ketë patur shqetësime nga pala tjetër për informacionet që mund të kenë rrjedhur nga Shërbimi Informativ i Shtetit, për çka u vu në arrest dhe u shkarkua kryetarja Vlora Hyseni. 

“Nuk ishte pjese e diskutimit: Ngjarjet që ndodhin duhen parë si kulmime pozitive të reformës në drejtësi. Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani, Itali, e rëndësishme është që sot kemi institucione drejtësie që sot hetojnë dhe u shkojnë deri në fund hetimet”.

Pasi shefi i tij politik u distancua nga Vlora Hyseni, Balla shpjegon se ku qëndron ndryshimi i grupit parlamentar të PS nga ai që mbajti për Ballukun.

“PS dhe grupi parlamentar s’janë avokatë mbrojtës të askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi e ka ushtruar të drejtën që i ka dhënë sovrani përmes kushtetutës. Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimin e lirisë para vendimeve të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike”.

Taulant Balla zgjedh të mos komentojë pretendimin e Sali Berishës që ka qenë Ergys Agasi ai që e ka shkarkuar nga posti i ministrit të Brendshëm.

Një përgjigje nga kreu i grupit socialist edhe për teoritë në rrjet se të dielën ka pasur një përballje në zonën VIP të aeroportit mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos