Shpërndarës droge pranë shkollave, mes përdoruesve edhe 13-vjeçarë, policia identifikon 52 shpërndarës në tetë grupe
Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”.
Operacioni i koduar “Shadow”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 pas një informacioni të siguruar gjatë punës operative, çoi në sekuestrimin e një pistolete të mbushur me municion, krehrin e saj dhe 14 fishekë. Shtetasi Dylber Selimllari, banues në Tiranë, dyshohet se e posedonte armën pa leje.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Operacioni i koduar “Shadow”/Lëvizte në rrugën “Ndre Mjeda”, i armatosur me pistoletë të mbushur me municion, arrestohet 31-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehrin dhe 14 fishekë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën “Ndre Mjeda”.
Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel