Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

29 Shtator 2026 | 15:28

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas finalizimit të operacionit “Shadow”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Policia njofton se në bazë të informacionit të siguruar gjatë punës operative, efektivët kanë ndërhyrë për të ndaluar të dyshuarin, i cili lëvizte i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”.

“U arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë pasi gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri, pistoletë e mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me krehërin dhe 14 fishekë”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, Rama: Vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euroneës 2026 për Turizmin në Bruksel ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në...
14:51 | 29/09/2026

E rëndë në Vlorë, 43-vjeçari grabit dhe abuzon me 70-vjeçaren! Shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën...
14:41 | 29/09/2026

Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni këtë të martë ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi mësohet se është dorëzuar...
14:32 | 29/09/2026