Mungesa nga virozat nëpër shkolla, mjekja Shiroka: Raste të dyshuara me COVID, simptomat zgjasin deri në dy javë

29/09/2026 15:28

Shumë viroza e raste të dyshuara me COVID kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend. Në shkolla është shtuar numri i nxënësve që mungojnë për shkak të simptomave të virozave.

Sipas mjekes Shiroka, ka forma të lehta dhe të rënda, por simptomat në forma të lehta zgjasin deri dhe dy javë. Kujdes nga rishfaqja e temperaturës, pasi komplikacionet janë më të rënda.

Mjekët këshillojnë të përdoren lëngje, ulës temperature, qetësues të kollës, por edhe çajra bimorë në kushte shtëpie, shoqëruar dhe me deri në dy ditë pushim në shtëpi.

Top Channel