web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fol tani, trego çfarë di”/ Çim Peka, mesazh Ballukut

29 Shtator 2026, 15:17, Politikë CNA

“Fol tani, trego çfarë di”/ Çim Peka, mesazh

Gazetari Çim Peka ka ndarë sot një mesazh drejtuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Peka shprehet se në një kohë kur ngjarjet politike në Shqipëri sa vijnë dhe bëhen më dinamike, ka një hapësirë të posaçme për të shprehur atë se çfarë di dhe çfarë do mbi të vërtetën e kryeministrit Edi Rama.

Peka i ka kërkuar Ballukut të flasë, duke nënkuptuar një ftesë të hapur prej tij si gazetar, për të bërë një rrëfim pa censurë dhe pa presion politik.

Postimi i plotë:

BELINDA, FTESA ËSHTË E HAPUR. NË ÇDO KOHË.

Dje e pe sa shpejt ndryshon televizioni kur ndryshon pushteti. Ata që të quanin “Zonja e Hekurt” sot të ndjekin me kamera edhe në palestër. Nesër mund ta bëjnë të gjithë ata që deri dje të rrinin pranë.

Ti e di si funksionon kjo botë. E di kush të mbështeti, kush përfitoi dhe kush tani kërkon të shpëtojë veten duke të lënë vetëm.

Prandaj fol. Trego çfarë di për kontratat, për paratë dhe për njerëzit që merrnin vendimet. Nëse po të bëhet presion të heshtësh, thuaje.

Gjyshi yt nuk arriti ta merrte me vete Enverin. Ti ende mund të tregosh të vërtetën për Ramën. Jeni pjesë e së njëjtës histori pushteti, por nuk ke pse të mbash vetëm ti fundin e saj.

Nëse do të flasësh publikisht pa censurë, ke një ftesë të hapur tek unë. As Rama, as Agasi, asnjë oligark nuk do të vendosë çfarë mund të thuash.

Fol, Belinda. Tani. Pas dy javësh do të jetë vonë. Më beso!/CNA

 





Lajmet e fundit nga