web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizte i armatosur nëpër Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

29 Shtator 2026, 15:21, Kronika CNA

Lëvizte i armatosur nëpër Tiranë, arrestohet

Arrestohet një shtetas 31-vjeçar që lëvizte në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, i armatosur me pistoletë të mbushur me municion.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA 





Lajmet e fundit nga