U kap duke lëvizur me armë pa leje, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

LajmiFundit.al.jpg

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë të mbushur me municion, të cilën e mbante pa leje.

Policia e Komisariatit nr. 2 e ndaloi të riun në rrugën “Ndre Mjeda”, në kuadër të operacionit të koduar “Shadow”.

Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, karikatorin dhe 14 fishekë.

I arrestuari, me inicialet D. S., banues në Tiranë, u kap në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i koduar “Shadow”/Lëvizte në rrugën “Ndre Mjeda”, i armatosur me pistoletë të mbushur me municion, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehrin dhe 14 fishekë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën “Ndre Mjeda”.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT