Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 15:32 | Kronikë

Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili lëvizte në qytet me armë të mbushur, raporton A2 CNN.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën Ndre Mjeda. Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos