Vlora Hyseni nuk qëndron duarkryq, nis betejën me drejtësinë

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, personazhi më i komentuar në vend, ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj, duke depozituar ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kërkesa është paraqitur këtë të martë nga avokati, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mbrojtja kërkon heqjen e menjëhershme të masës “arrest në shtëpi”, me argumentin se nuk plotësohen kushtet ligjore për vendosjen e saj. Vlora Hyseni është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë argumentet e paraqitura nga mbrojtja dhe do të vendosë nëse masa e sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.

Kurse Partia Demokratike, përmes deputetit Klevis Balliu, i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj informacion mbi kriteret dhe procedurat që çuan në propozimin dhe dekretimin e Vlora Hysenit si drejtuese e SHISH. Në kërkesën e tij, Balliu ka adresuar 78 pyetje për Kryeministrin, lidhur me verifikimet dhe informacionet e marra nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Presidentit Begaj i janë drejtuar 68 pyetje mbi shqyrtimin e propozimit dhe informacionet e administruara pas shkarkimit të Hysenit nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi masën e arrestit ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se mazhoranca nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjeve të SPAK. Balla tha se PS-ja nuk është “avokate mbrojtëse e askujt” dhe se çdo zyrtar duhet të kundërshtojë në gjykatë çdo masë që kufizon lirinë e tij. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet t’i japë fund praktikës së kufizimit të lirisë përpara një vendimi përfundimtar të gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

146 pyetje për Begajn dhe Ramën, PD kërkon transparencë për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Taulant Balla për Vlora Hysenin: PS nuk është avokate e askujt

SHISH dhe Siguria Kombëtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?