Një teori konspiracioni e pabesueshme që qarkullon në Brazil, por që ka marrë vëmendje edhe në Spanjë, pretendon se Vinicius është zhdukur në rrethana misterioze dhe se futbollisti i Real Madridit është zëvendësuar nga një sozi për të përmbushur kontratat e tij të reklamimit.

Teoria e konspiracionit është shpërndarë së fundmi nga gazeta prestigjoze ‘Marca’. Fillimisht ajo lindi në rrjetet sociale në Brazil, teksa pretendohet se ‘në zhdukejn e Vinicius-it kanë dorë CIA, reptialinët dhe Elitat’, që sipas kësaj teorie kanë vrarë futbollistin dhe e kanë zëvendësuar atë pas Botërorit.

Teoria ka nisur në fillim të shtatorit dhe ajo që i hedh më shumë benzinë zjarrit janë ndryshimet fizike që ka pësuar lojtari. ‘fytyra, tatuazhet dhe madje edhe këmbët e futbollistit janë prova se ai nuk është më i njëjti person,’-thuhet në terorinë konsiprative.

Shoqëria e lojtarit dhe vetë Real Madridi i injorojnë plotësisht këto "lajme të rreme" të pakuptimta që dolën në internet, ndërsa vetë lojtari nuk ka reaguar.