Rritet papunësia tek të rinjtë në Shqipëri. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, 36.7 mijë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç rezultuan të papunë, me një rritje prej 4.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rreth 16 mijë të rinj janë të regjistruar zyrtarisht si punëkërkues pranë zyrave të punësimit duke treguar një situatë alarmante të papunësisë dhe varfërisë në vend.
Po pse ndodh kjo?
Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani vë në dukje mungesën e politikave orientuese të të rinjve drejt tregut të punë. Ndërkohë për shumë të rinj sistemi I arsimit të lartë u ofron më shumë një mundësi për të marrë diplomë sa për ta future në sirtar.
“Do të duhet që të rifillohet më herët me orientimin e punësimit. Të kemi një orientim të mirëkalkuluar që në bankat e shkollës. Të rinjtë të orientohen ku ka nevojë tregu i punës për të zhvilluar karrierë të pasur, qëndrueshmëri dhe jo për të ofruar curricula të cilat tashmë kanë dalë nga moda. Diploma është kthyer në një obsesion shoqëror por shpesh herë të rinnjtë mbarojnë e diplomohen por nuk mund të gjejnë vende pune", thotë Xhihani gjatë një interviste për gazetaren e Syri tv, Sibora Bitri.
Ai thekson nevojën për strateëgji të mirëfilltë orientimi të nxënësve e studetëve në kohë më të hershme
“Zyrat e karrierës në universitet janë tepër vonë se ai zgjedhjen e ka bërë. Nëse do të bënim sisteme të tilla në shkollë të mesme apo 9 vjeçare do të mundemi t’i orientojmë të rinjtë edhe në shkolla profesionale, t’i garantojnë qëndruedshmëri në punësim me anë të një profesioni. Shpesh herë kemi të rinj që qëndrojnë kafeneve se kanë mbaruar shkollat por nuk kanë punë”
© SYRI.net