I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv Ka qenë deputeti I Partisë Demokratike Gent Starzimir.
Në një bisedë me moderatoren Sibora Bitri, deputeti demokrat tha se SPAK i ka provat për Edi Ramën por nuk vepron.
Sibora Bitri: Po e nis nga kjo e fundit më e rëndësishmja tek skandali i SHISH. Jo vetëm tek çështja penale por edhe tek qëndrimet e Ramës kur thotë se përgjegjësia është personale.
Gent Strazimri: Unë mendoj se shqetësimi nuk është çfarë thotë Rama. Shqetësimi është çfarë bën SPAK-u. Sigurisht që përgjegjësia penale është individuale, kjo nuk ka asnjë dyshim. Të kjo përgjegjësi individuale, përgjegjës është edhe Edi Rama. Është realisht, penalisht, provat i ka SPAK-u dhe nuk vepron. Kështu që çështja nuk është më çfarë thotë Edi Rama, çështja nuk është më as çfarë bën Edi Rama. Pra nuk përbën me lajm çfarë thotë dhe çfarë bën Edi Rama. Kë i arrestojnë Edi Ramës dhe çfarë qëndrimi mban Edi Rama. Ky tashmë është një film që përsëritet. Tashmë këtu çështja është se çfarë bën dhe çfarë nuk bënë SPAK-u.
SPAK-u, ua kam thënë është një subjekt politik. Nuk bën drejtësi. Nuk shikon pa sy dhe pa veshë të zbatojë vetem ligjin. SPAK-u bën një operacion kirurgjikal gjithmonë rreth e rrotull individit Edi Rama, megjithëse e di. Megjithëse ka prova se është koka e së keqes.
Sibora Bitri: Ku shpreheni kështu, thoni që SPAK-u është politik. Ndërkohë sulmon gjyqtarë, prokurorë etj, pra drejtësinë e tij që ai thotë e ka bekuar me Partinë Socialiste që nga 2019 se pa të nuk do të ishte kjo drejtësi që është sot, shkon kjo logjikë.
Gent Strazimiri: Sigurisht që shkon. Sepse do të prisnit ju që të thoshte Edi Rama, faleminderit që me arrestuat Zëvendëskryeministren, shefen e shërbimit, koordinatorin politik më të rëndësishëm në qytetin më të rëndësishëm të Shqipërisë, ekonomik të paktën.
Sibora Bitri: Po kur do ta kishte Rama nën kontroll SPAK-un, pse do i ‘hante’ Rama njerëzit e vet?
Gent Strazimiri: Ja po ua shpjegoj. Askush nuk është aq i çmendur deri në fund sa të shkojë të futet ne gropë me Edi Ramën. Dhe Edi Rama është nisur drejt gropës, është nisur drejt greminës. Ajo që do të duhej të ndohte, që në atë gropë në atë greminë ta shtynte ligji, zbatimi i ligjit, i kodit penal, i drejtësisë së pavarur. I drejtësisë që është njësoj për të gjithë. Kjo duke qenë se SPAK-u nuk po e bën, thjesht po i zgjat jetën. Në fakt kjo nuk do të thotë që SPAK ti shkojë deri në fund si një dashnore, si Vlora, Gysit le të themi mbrapa Edi Ramës, deri në vet shkatërrim. Jo. Sigurisht që i thotë, deri këtu të mbaj dhe deri këtu të mbaj. Më shumë nuk të mbaj dot më shumë se kaq.
Por një gjë është evidente, SPAK-u i ka provat e përfshirjes së Edi Ramës në secilën prej këtyre, me Gysin, me Vlorën dhe me secilin prej bashkëpunëtorëve të afërt dhe nuk i përdor.
Sibora Bitri: Po si ka mundësi që asnjë nga ata që është arrestuar nuk e ka lëshuar Ramën.
Gent Strazimiri: Por sepse edhe ata e kanë të qartë së SPAK nuk kërkon bashkëpunëtorë, Në qoftë se SPAK do të kërkonte bashkëpunëtorë do të arrinim në konkluzionin që po SPAK-u, kërkon që të dalë e vërteta me çfarëdo lloj çmimi. Askush nuk po kërkon të vertetën. Askush nuk po kërkon bashkëpunëtorë të drejtësisë. Po e thotë që po e kapëm deri këtu. Kjo është historike. E mbyllim këtu, i vëmë kapak dhe gjithçka ecën siç duhet...
© SYRI.net