Live Updates /

“Ndërtimi i projektit të Zvërnecit nuk vendoset në rrugë"! Rama nga Brukseli: Kemi reflektuar për protestën. Dua Lipën e dua, por nuk është Papa!

*Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së dhënë sot në Bruksel në kuadër të “Samitit të Euronews 2026” deklaroi se diskutimet për projektet turistike në Sazan e Zvërnec kanë nisur para se Donald Trump të bëhej president. *Rama tha se ndërtimi i projektit të Zvërnecit do të vijojë duke u bazuar tek shkenca dhe jo nga protestuesit. *Duke folur për protestën e “flamingove” që ka hyrë në ditën e 122-të, Rama tha se qeveria ka reflektuar dhe gjithcka do t’i publikojë përmes platformës së re “Pasqyrë Albania” *Kryeministri Edi Rama u pyet dhe për qëndrimin e Dua Lipës në mbështetje të protestave, ku u shpreh se ai e do Duan dhe është krenar për të, por ajo nuk është Papa.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së dhënë sot në Bruksel në kuadër të “Samitit të Euronews 2026” deklaroi se diskutimet për projektet turistike në Sazan e Zvërnec kanë nisur para se Donald Trump të bëhej president. *Rama tha se ndërtimi i projektit të Zvërnecit do të vijojë duke u bazuar tek shkenca dhe jo nga protestuesit. *Duke folur për protestën e “flamingove” që ka hyrë në ditën e 122-të, Rama tha se qeveria ka reflektuar dhe gjithcka do t’i publikojë përmes platformës së re “Pasqyrë Albania” *Kryeministri Edi Rama u pyet dhe për qëndrimin e Dua Lipës në mbështetje të protestave, ku u shpreh se ai e do Duan dhe është krenar për të, por ajo nuk është Papa.

4 Postime
1 ORE ME PARE

"Do të ndërtojmë aeroportin e Flamingove", Rama: 12 mln turistë në vend! Nuk jemi më “gropa e zezë", por perla e Europës!

“Ndërtimi i projektit të Zvërnecit nuk vendoset në

Kryeministri Edi Rama foli sot në Bruksel dhe për zhvillimin e turizmit shqiptar ku deklaroi se një prej objektivave të Shqipërisë është edhe zgjerimi i turizmit luksoz.

Rama u ndal te ndryshimi i imazhit të vendit ndër vite, duke thënë se Shqipëria sot është kthyer në një destinacion të kërkuar nga turistë të vendeve të ndryshme të botës.

“Falë punës së përkushtuar ndër vite, imazhi i Shqipërisë ndryshoi. Sot nuk jemi më ‘gropa e zezë e Europës’, por perla e Europës”, tha Rama.

Kryeministri përmendi rritjen e numrit të turistëve të huaj, duke kujtuar se në fillimet e këtij procesi Shqipëria priste rreth 2 milionë turistë, ndërsa vitin e kaluar shifra, sipas tij, arriti në afro 12 milionë vizitorë të huaj.

“Jo vetëm europianë, por edhe japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, u shpreh ai.

Sa i përket infrastrukturës, Rama pranoi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën më të mirë në Europë, por veçoi zhvillimin e transportit ajror. Sipas tij, aeroporti i Tiranës ka lënë pas për disa vite aeroportin e Beogradit për numrin e pasagjerëve.

Ai njoftoi gjithashtu hapjen së shpejti të aeroportit të Vlorës, ndërsa bëri të ditur se po punohet edhe për një aeroport të tretë në jug të vendit, i cili do të jetë sezonal.

Në fjalën e tij nuk mungoi edhe një referencë me ironi ndaj protestave dhe debatit për mbrojtjen e flamingove në zonat ku planifikohen investime turistike.

“Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha Rama./Versus.al

1 ORE ME PARE

122 ditë protesta qytetare kundër qeverisë, Rama: Na kanë nxitur të reflektojmë përmes “Pasqyrë Albania”

“Ndërtimi i projektit të Zvërnecit nuk vendoset në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatet për projektet e mëdha turistike në Shqipëri, përfshirë planin për zhvillimin e ishullit të Sazanit dhe kundërshtimet e ngritura për ndikimin në mjedis.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se investimet e huaja në Shqipëri nuk udhëhiqen nga prapavija politike, por nga potenciali turistik dhe ekonomik i vendit. Sipas tij, zhvillimi i turizmit duhet të shoqërohet me ruajtjen dhe rigjenerimin e natyrës.

Kryeministri theksoi se vendimmarrja për projektet duhet të mbështetet në vlerësime shkencore dhe studime të ndikimit në mjedis, duke kundërshtuar atë që e cilësoi si qasje ideologjike që vendos përballë zhvillimin dhe konservimin.

“Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Unë them që këto mund të bashkëbisedojnë dhe të funksionojnë krah për krah”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke thënë se qeveria ka marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve. Sipas tij, protestat kanë shërbyer si një sinjal për nevojën e transparencës më të madhe mbi projektet.

Rama njoftoi se qeveria do të vendosë në funksion një platformë të quajtur “Pasqyra Albania”, e cila, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe proceset që lidhen me projektet, ndërsa do të shërbejë edhe për administrimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.

“Dolëm nga kjo me një reflektim të ri se çfarë kishte për ne. Mes të tjerash, dolëm me pasqyrën inteligjente dhe për pak ditë do të kalojmë këtu dhe kjo do të fillojë duke shfaqur të gjitha dokumentet, proceset e çdo të vërtete për këtë projekt”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se krijimi i burimeve të reja të të ardhurave përmes investimeve është, sipas tij, i lidhur me rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

1 ORE ME PARE

“Dua Lipa është krenare për protestën, unë jam krenar për të”! Rama nga Brukseli: Saga mes qeverisë e protestuesve do të përfundojë shkëlqyer

“Ndërtimi i projektit të Zvërnecit nuk vendoset në

Kryeministri Edi Rama, i pyetur sot gjatë Samitit të Euroneës 2026, mbi protestat dhe qëndrimet e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa e cila është pro qytetarëve, duke bërë batutë tha se ai është Krenar për të dhe pse ajo është krenare për protestën.

Rama tha se ai vetë është në palën e protestuesve pasi dikur ka rrezikuar dhe jetën për fjalën e lirë.

Por, duke folur për kauzën e protestës, akuzat që i drejtohen qeverisë së tij për shitje të pasurisë kombëtare duke lejuar projektet turistike në Zvërnec e Sazan, Rama tha se kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët.

“Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”, tha Rama.

Pjesë nga intervista

Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!

Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.

Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 ORE ME PARE

As protestat masive nuk e ndalin, Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëhet dhe do ketë transparencë

“Ndërtimi i projektit të Zvërnecit nuk vendoset në

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në një samit të mbajtur në Bruksel me temë kryesore “Turizmin”. Tkesa foli për synimet e së ardhmes për turizmin luksoz dhe rritjen e numrit të turistëve, Rama u ndal edhe tek protestat masive që përfshinë vendin që prej qershorit.

Ai tha se investimi në Zvërnec do të kryhet dhe se e vetmja gjë që mund ta ndalë është studimi mjedisor, pra nëse rezulton se nga ky investim dëmtohet mjedisi. Në të kundërt theksoi se punimet do të vazhdojnë.

“Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo kjo do të vendoset jo në rrugë por në bazë të shkencës që do të thotë se nëse do të kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull e ku jemi gabim, do rregullojmë gabimet e do vazhdojmë. Nuk e vendos jo jo!”, theksoi kryeministri në fjalën e tij.

Ndërsa zbuloi gjithashtu se brenda pak ditësh do të bëhet publike ecuria e investimeve në Zvërnec.

“Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë zbuloi se brenda pak ditësh ecuria e investimeve në Zvërnec do të bëhet publike duke dëshmuar kështu se projekti po zhvillohet me standardet e duhura dhe çdo veprim do të jetë transparent”- shtoi Rama. Gjatë intervistës ai nuk kurseu as batutat e shumta me moderatoren. Versus.al

 

Poll