Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili është zëvendësuar nga ndërsa Suela Popa. Kjo e fundit është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryetarit të Bashkisë Himarë.

Tashmë ish-drejtor i FSDKSH-së, Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.

Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu në një postim në rrjete sociale teksa shprehu mirënjohje për Ilir Topin për kontributin e tij, theksoi se me Popën do të vijojnë të punojnë në shërbim në shërbim të qytetarëve.

Spahiu shprehet se FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme.

“Sot prezantova Suela Popën si drejtoreshën e re të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme te mënyra se si fondet publike kthehen në shërbime më të mira për qytetarët. Me Suela Popën do të punojmë për të forcuar këtë qasje dhe për të rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët e sistemit.

Falënderoj Ilir Topin për kontributin e tij në drejtimin e FSDKSH dhe i uroj Suela Popës shumë suksese në këtë përgjegjësi të re”, shkroi Spahiu në rrjete sociale.