Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministrja Klodiana Spahiu prezanton drejtoreshën e re të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Klodiana Spahiu prezanton drejtoreshën e re të Fondit
Ministrja Klodiana Spahiu prezanton drejtoreshën e re të FSDKSH

Financierja Suela Popa do të jetë drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ajo zëvendëson në këtë post Ilir Topin, i cili është liruar nga detyra nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Gjatë një takimi me stafin e Fondit, ministrja Klodiana Spahiu ka falenderuar Ilir Topin për drejtimin e FSDKSH dhe ka prezantuar Suela Popën si drejtoreshën e re.

FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme te mënyra se si fondet publike kthehen në shërbime më të mira për qytetarët.

"Me Suela Popën do të punojmë për të forcuar këtë qasje dhe për të rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët e sistemit. Falënderoj Ilir Topin për kontributin e tij në drejtimin e FSDKSH dhe i uroj Suela Popës shumë suksese në këtë përgjegjësi të re", shkruan ministrja.

Popa, me profesion mësohet se është një financiere, ka kryer studimet për Financë-Bankë dhe Drejtësi nga Universiteti i Tiranës. Ndër vite ajo ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e AZHBR-së dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese