Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Shabani: Vendimi i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën zgjedhjes

29 Shtator 2026, 16:25Politika TEMA
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Avokatit

Endri Shabani ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit.

“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shprehet Shabani.

Lini një Përgjigje