Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Mësuesit ndihmës duhet të kenë bonus mbi pagën
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup prindërish të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutua për krijimin e një Këshilli Kombëtar dhe fuqizimin e sistemit të mësuesve ndihmës.
Gjatë takimit, Rama u shpreh se duhet të ndërtohet një sistem trajnimi për mësuesit ndihmës, ndërsa theksoi nevojën për t’u dhënë atyre edhe mbështetje shtesë financiare.
“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje ekstra financiare. Duhet të kenë një bonus mbi pagën”, tha Rama.
Kryeministri propozoi gjithashtu organizimin e një këshilli konsultativ, i cili të mblidhet me frekuencë të rregullt dhe të shërbejë për adresimin në kohë të problematikave.
“Duhet të organizojmë një këshill konsultativ, të mblidhet me frekuenca të rregullta, të ketë një mikrosekretariat, dikë që mund të referojë problemet në kohë reale”, u shpreh Rama.
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për zgjedhjen e tij, reagon Avokati i Popullit
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për Avokatin e Popullit, mbetet në fuqi zgjedhja e Shabanit
Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
- 16:13 Tonelata peshqish kanë ngordhur në Lushnjë, rezervuari u zbraz për rikonstruksionin e portës
- 16:06 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për zgjedhjen e tij, reagon Avokati i Popullit
- 15:45 Brukseli propozon taksë dixhitale e cila mund të sjellë 25 miliardë euro në vit
- 15:41 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për Avokatin e Popullit, mbetet në fuqi zgjedhja e Shabanit
- 15:31 Një 14-vjeçar përplaset nga një motoçikletë në Cërrik, transportohet me urgjencë në spital
- 15:28 Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (VIDEO)