Partia Socialiste nuk do të marrë në shqyrtim në Kuvend propozimin e Partisë Demokratike për ndarjen e re territorialje, por do të vazhdojë përpara me draftin e saj, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se ndryshimet mund të miratohen nga Kuvendi në seancën e datës 8 tetor. Për ndryshimet në hartën administrative dhe territorial, socialistëve u nevojiten 84 vota pro, shifër që mazhoranca e siguroi në rastin e votimit të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku u cek pjesa e rrogave të tyre.