Një 31 vjeçar nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, pa leje, dhe të mbushur me municion luftarak.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”.
Në kuadër të tij, u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar në rrugën “Ndre Mjeda”. Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
