E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e PD për Endrit Shabanin, reagon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi pretendimin e PD-së për antikushtetutshmërinë në emërimin e tij.

Përmes një deklarate për mediat, Shabani thekson se institucioni i Avokatit të Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit, duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Reklamë

Sipas tij, vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Reagimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit, duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.