Një shpërthimi i fortë ka ndodhur ditën e sotme në pikën e karburantit “Ano Oil” në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona. Punëtorët e mirëmbajtjes së karburantit, Fatmir Pema 39 vjeç dhe Florian Bica 27-vjeç, kanë qenë duke punuar me një mjet prerës, troko, dhe nga shkëndijat dyshohet të jetë shkaktuar shpërthimi. 

Si pasojë e shpërthimit, Fatmir Pema ka pësuar djegie në trup, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pema ka pësuar djegie në trup, kurse kolegu i tij, 27-vjeçari Florian Bica ndodhet momentalisht në spitalin e Sarandës