LIVE UPDATES
Aktualitet

Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet.

29 Shtator 2026, 16:18 Nga G.M
Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy
Fotografi ilustruese për krime kibernetike.


Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet. Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se si funksiononte ky treg, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Të dy vëllezërit e kanë pranuar fajësinë në SHBA. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Arditi pritet ta mësojë masën ndëshkuese në shkurt të vitit 2027.

Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë. Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve.

Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave që i siguroi ishin edhe ato të një personi nga Pensilvania, identiteti i të cilit u shit pa dijeninë dhe pa lejen e tij. Kjo blerje ishte pjesë e hetimit që do t’i çonte autoritetet amerikane te dy vëllezër në Kosovë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, të cilët, sipas prokurorisë, e kishin krijuar dhe e administronin tregun ilegal.

Kush janë Ardit dhe Jetmir Kutleshi?

Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumentet gjyqësore amerikane, përfshirë aktakuzën dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, që përshkruajnë blerjet e fshehta, gjurmimin e pagesave dhe komunikimet mes administratorëve të tregut ilegal. Ato tregojnë se si funksiononte Rydox, dhe se si u lidh shitja e të dhënave të vjedhura me njerëzit që e drejtonin.

Ndonëse hetimi i FBI-së kishte nisur më 2022, Rydox ekzistonte prej vitesh. Sipas aktakuzës, vëllezërit Kutleshi e administronin tregun e paligjshëm të paktën nga shkurti i vitit 2016. Me një ndërprerje në mes të viteve 2019-2020, platforma ekzistoi deri në fund të 2024-tës, kur edhe pushoi së ekzistuari pas operacionit të autoriteteve amerikane.

Në vitin 2024, ndaj dy vëllezërve u ngrit aktakuzë me gjashtë vepra penale. Jetmir Kutleshi e pranoi fajësinë për pikën e tretë të aktakuzës - “Konspiracion për transferimin, posedimin ose përdorimin e një mjeti identifikues”.

Ai u dënua më 2025, ndërsa në masën e shpallur iu llogarit koha prej rreth 12 muajsh e mbajtur në paraburgim. Me përfundimin e dënimit, sipas vendimit, ai parashihej të kthehej në Kosovë dhe t'i kufizohej hyrja në SHBA. Ndërkaq, vëllai i tij, Arditi, e pranoi fajësinë në shtatorin e 2026-tës, për pikën e parë dhe të gjashtë të aktakuzës: “Konspiracion për pastrim parash” dhe “vjedhje e rëndë e identitetit”. Ai pritet ta mësojë dënimin në fillim të vitit 2027.

Një shtetas i tretë i Kosovës, Shpend Sokoli, u arrestua në Shqipëri si bashkëpunëtor i vëllezërve Kutleshi, dhe, sipas mediave shqiptare, në majin e 2026-tës u dënua në shkallë të parë me 3 vjet e 8 muaj burgim. Radio Evropa e Lirë tentoi të merrte një koment nga avokati mbrojtës i vëllezërve, si dhe nga vetë Jetmir Kutleshi, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Si funksiononte Rydox?

Për përdoruesit, hyrja në Rydox niste me një adresë emaili dhe një llogari. Për t’i blerë produktet, ata duhej fillimisht të depozitonin kriptovaluta. Tregu pranonte kriptovaluta të disa llojeve, duke përfshirë Bitcoin-in. Paratë kalonin në kuleta digjitale, të kontrolluara nga Rydox, ndërsa përdoruesit mund ta shpenzonin gjendjen e llogarisë për produktet e ofruara.

Në katalog kishte të dhëna kartelash bankare, fjalëkalime, dhe kredenciale për hyrje në llogari emaili, për blerje online, apo për llogari në uebsajte për takime romantike. Shiteshin edhe faqe mashtruese, mjete për dërgimin e mesazheve të padëshiruara, si dhe udhëzues për veprimtari kriminale në internet.

Paketat që bleu burimi i fshehtë i FBI-së njiheshin si “fullz”. Aktakuza i përshkruan ato si grupe të dhënash identifikuese dhe kredencialesh, që zakonisht përdoren për mashtrime financiare.

Pra, blerësit mund të siguronin në një vend të dhëna të vjedhura dhe mjete për t’i përdorur në krime. Dokumentet nuk përcaktojnë çmimin e secilës prej rreth 40 paketave të blera nga burimi i FBI-së - 300 dollarët ishin depozita në llogari, jo domosdoshmërisht shumë e shpenzuar për atë blerje. Sipas të dhënave në aktakuzë, shtrirja e tregut ishte shumë më e madhe.

Për të përfituar nga Rydox, administratorët u kërkonin pagesë edhe atyre që donin të shisnin të dhëna të vjedhura. Sipas aktakuzës, një përdorues duhej të paguante një tarifë të njëhershme për t’u bërë shitës. Gjatë funksionimit të Rydox-it, tarifa luhatej nga 200 deri në 500 dollarë, dhe paguhej në kriptovaluta. Më pas, shitësi e caktonte vetë çmimin e produkteve.

Nga çdo shitje, 60 për qind e shumës i takonte shitësit, ndërsa 40 për qind mbahej nga Rydox. Kështu, tregu siguronte të ardhura si nga tarifat e shitësve, ashtu edhe nga shitjet e tyre. Prapa platformës ilegale kishte edhe punë të përditshme: përgjigje ndaj përdoruesve, pagesa për serverët, përditësime dhe shpërndarje materialesh digjitale apo produktesh.

Sipas pohimit të agjentit të FBI-së, Micah Mayotte, të paraqitur në dokumentin ku kërkohej ekstradimi i vëllezërve nga Kosova, Ardit Kutleshi u përgjigjej kërkesave të përdoruesve, përdorte llogari administrative, dhe paguante domenin dhe shërbimet që e mbanin uebsajtin në funksion.

Jetmir Kutleshi ndihmonte me përditësimin e uebsajtit dhe të serverit, si dhe me një llogari për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve digjitale. Aktakuza pretendonte, gjithashtu, se të dy përdornin llogari të Rydox-it për të shitur të dhëna të vjedhura për qasje në llogari, faqe mashtruese dhe mjete për mesazhe të padëshiruara.

Veprimtaria pati një ndërprerje nga gushti 2019 deri në shtator 2020. Nga komunikimet mes administratorëve dhe një bashkëpunëtori, FBI-ja arriti në përfundimin se gjatë asaj periudhe ata punonin për ndryshimin dhe përditësimin e uebsajtit.

Gjurmimi i parave ishte një tjetër element që FBI-ja përdori për të lidhur Rydox-in me vëllezërit Kutleshi. FBI tha se një pjesë e të ardhurave kalonte nga kuletat e Rydox-it në kuleta të kontrolluara nga të pandehurit. Ardit Kutleshi, sipas hetuesve, përdorte të ardhurat e tregut edhe për të paguar serverin dhe shërbime të tjera. Përdorimi i parave të përfituara nga krimi për ta vazhduar veprimtarinë ishte një nga elementet e akuzës për komplot për pastrim parash.

Ndërkohë, blerjet e fshehta në Rydox nga FBI-ja vazhduan. Më 22 maj 2024, një burim i fshehtë i FBI-së bleu të dhëna identifikuese të një viktime, dhe të dhëna hyrjeje në një llogari me abonim të një viktime tjetër. Të paktën gjashtë viktima të përmendura në aktakuzë janë nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë.

FBI-ja tha se intervistoi viktima për të konfirmuar saktësinë e informacionit, dhe për të verifikuar se të dhënat ishin shitur pa lejen e tyre. Hetuesit analizuan edhe një kopje forenzike të serverit të Rydox-it. Uebfaqja e Rydox e bllokuar nga autoritetet amerikane.

Por, për t’i lidhur transaksionet me administratorët, hetuesit shqyrtuan edhe llogaritë që ata përdornin jashtë tregut. Sipas FBI-së, vëllezërit kishin përdorur emrat e vërtetë dhe dokumentet e tyre të identifikimit për të hapur llogari të kriptovalutave. Hetuesit krahasuan adresa emaili dhe numra telefoni. Në llogaritë e tyre gjetën edhe komunikime për administrimin e Rydox-it, ndarjen e fjalëkalimeve, faturat dhe kërkesat e përdoruesve.

Më 12 dhjetor 2024, Ardit dhe Jetmir Kutleshi u arrestuan në Kosovë, me kërkesë të SHBA-së. Në Shqipëri u arrestua edhe Shpend Sokoli, shtetas i Kosovës, të cilin Departamenti amerikan i Drejtësisë e identifikoi si administrator të tretë të Rydox-it. Operacioni goditi edhe infrastrukturën e tregut - autoritetet amerikane sekuestruan domenin, ndërsa FBI-ja dhe policia e Malajzisë i sekuestruan serverët e Rydox-it./REL

rydox kosov rel

Sondazh

Poll

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme