Ferrari blindon Frederic Vasseur: Kemi besim te ai dhe zgjedhjet tona
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vdekjen e papritur të mundësit britanik Benjamin Satterley, i njohur në ring me emrin PAC në AEW dhe Neville në WWE.
Sportisti 40-vjeçar u nda nga jeta më 27 shtator, duke tronditur komunitetin e wrestling-ut.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Satterley u gjet pa ndjenja brenda një makine, jashtë një restoranti në Des Plaines, Illinois, pak para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës.
Sipas TMZ dhe New York Post, klientët e një restoranti të zinxhirit mesdhetar CAVA vunë re një person të shtrirë pa ndjenja në një automjet dhe telefonuan urgjencën. Dëshmitarët kanë treguar se në vendngjarje mbërritën ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.
Një zëdhënës i Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Cook County konfirmoi se Satterley u shpall i vdekur në orën 16:08, më 27 shtator.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaku dhe mënyra e vdekjes nuk mund të përcaktohen ende. Sipas TMZ, autopsia është kryer, por rezultatet përfundimtare do të kërkojnë analiza shtesë dhe mund të duhen disa javë.
Ndërkohë, një përditësim i publikuar nga Daily Herald sjell një detaj të rëndësishëm nga autoritetet. Një zëdhënës i Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor deklaroi se nuk kishte shenja të ndërhyrjes së jashtme apo traume, ndërsa vdekja nuk dukej të ishte e dyshimtë.
Për momentin, autoritetet nuk kanë bërë të ditur një shkak zyrtar të vdekjes.
Benjamin Satterley ndërtoi një karrierë të spikatur në wrestling, duke u bërë i njohur fillimisht si Neville në WWE dhe më pas si PAC në All Elite Wrestling.
Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi reagime të shumta nga emra të njohur të wrestling-ut, të cilët e kujtuan 40-vjeçarin për kontributin dhe paraqitjet e tij në ring.
Vdekja e Satterley vjen në një moshë të re dhe ka lënë pas pikëpyetje të shumta rreth rrethanave të saj. Përgjigjet përfundimtare pritet të vijnë vetëm pasi të përfundojnë të gjitha analizat mjeko-ligjore.
Top Channel