Është caktuar Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që do të shqyrtojë ankesat në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paneli do të kryesohet nga gjykatësja franceze Michèle Picard, ndërsa anëtarë të tij do të jenë gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjykatësja norvegjeze Nina Jørgensen.
Të tre gjyqtarët kanë përvojë në procedurat gjyqësore ndërkombëtare dhe kanë qenë pjesë edhe e paneleve të mëparshme të Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ata kanë shqyrtuar, ndër të tjera, çështjet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.