LEZHE- Zadrima po përfshihet në një studim ndërkombëtar që analizon mënyrën se si zonat rurale mund të zhvillohen duke ruajtur traditën dhe duke krijuar mundësi të reja ekonomike.
Zona e Fishtës është një nga 11 modelet e përzgjedhura në Evropë, pas një studimi ku janë marrë në shqyrtim 410 zona rurale. Për këtë qëllim, një grup studiuesish nga Universiteti Politeknik i Bialistokut në Poloni vizitoi Lezhën, ku u njoh nga afër me zhvillimin e Zadrimës.
Në fokus ishte modeli “Smart Village” dhe mënyra se si bujqësia, agroturizmi, tradita dhe bizneset e vogla mund të zhvillohen së bashku.
Studiuesit u ndalën edhe te nevojat e fermerëve të vegjël, mundësitë për trajnime dhe mënyrat se si sipërmarrjet lokale mund të përfitojnë më shumë nga programet e financimit.Vizita vijoi në Fishtë, ku delegacioni pa nga afër disa prej strukturave agroturistike dhe pikave që janë pjesë e studimit.Përfshirja në këtë nismë evropiane pritet të shërbejë si një mundësi për të promovuar potencialin e Zadrimës dhe për ta lidhur atë me projekte të reja në fushën e zhvillimit rural.











Komente
Komento