Showbiz
Fjodora Fjora feston sot ditëlindjen, surprizohet LIVE në studion e “Takohemi n’Vizion”

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora është surprizuar në hyrje të emisionit “Takohemi n’Vizion”, në një ditë veçanërisht të rëndësishme për të.
Moderatorja feston sot 49-vjetorin e lindjes dhe stafi i emisionit ka menduar ta nisë ndryshe këtë të martë, duke i rezervuar një surprizë të këndshme që në momentet e para të hapjes së emisionit.
Reklamë
Me një buqetë të bukur me lule dhe urime të përzemërta, kolegët e surprizuan moderatoren LIVE në studio.
Surpriza solli menjëherë një atmosferë festive, ndërsa Fjodora nuk e fshehu gëzimin dhe emocionin për këtë gjest të bukur nga kolegët e saj.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




