Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se investigimi i Fiks Fare në Top Channel provoi se Belinda Balluku është de facto drejtuesja e Ministrisë së Infrastrukturës. Investigim i emisionit “Fiks Fare” nxori sheshit atë që të gjithë e dinin. Belinda Balluku, për shkak se ka marrë peng Edi Ramën, vazhdon të qeverisë de facto Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucionet e saj të varësisë. Ajo vazhdon të vendosë kush punësohet, kush fiton tendera dhe kur jepen koncesione. Sipas Bardhit, në vend të palestër, Balluku duhej të ishte në burg. Ai i bën thirrje SPAK që të veprojë.