AKTUALITET /

Lëvizte me pistoletë gati për të qëlluar në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me krehërin dhe 14 fishekë

Shkruar nga Versus

Lëvizte me pistoletë gati për të qëlluar në

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shadow”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndërhynë pas marrjes së informacionit se një person po lëvizte i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kapën në flagrancë shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pistoletë e mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me krehërin dhe 14 fishekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll